Konfiskohen 12 aparate të lojërave të fatit në Prishtinë

Konfiskohen 12 aparate të lojërave të fatit në Prishtinë

14 mars 2018 13:58

Në Prishtinë gjatë ditës së djeshme janë konfiskuar 12 aparate të lojërave të fatit nën dyshimin se ishin të pa doganuara.

“Me vendim të gjykatës është bastisur prona e të dyshuarit mashkull K-Shqiptar, me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar 12 (dymbëdhjetë) aparate të lojërave dyshohet të padoganuara”, thuhet në raportin policor.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme