Arrestohen në Drenas dy persona për prostitucion Foto: Koha / ilustrim

Arrestohen në Drenas dy persona për prostitucion

14 mars 2018 13:12

Policia e Kosovës ka bërë me dije se dje në Drenas, në orën 12:00, pas hetimeve të zhvilluara nga policia dhe të udhëhequra nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar.

Të dyshuarit, një mashkull K –Shqiptar dhe një femër K-Shqiptare, u arrestuan nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale “mundësim në prostitucion”.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme