Dyshohet se “grupet e fuqishme nga Kosova” në Zvicër porositën një pjesë të kokainës që u kap në Durrës Foto: Ilustrim

Dyshohet se “grupet e fuqishme nga Kosova” në Zvicër porositën një pjesë të kokainës që u kap në Durrës

13 mars 2018 07:00

Grupe të fuqishme nga Kosova që operojnë në tregun e kokainës në Zvicër mund të jenë porositësit e një pjese të kokainës që u kap në Maminas të Durrësit mes datave 27-28 shkurt, dyshon grupi hetimor i çështjes ‘Kokaina” që po hetohet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë.

Ndërkohë që pjesa më e madhe e 613 kilogramëve kokainë kishte si treg kryesor kryeqytetin e Gjermanisë, Berlinin, shkruan Koha Ditore.

Udhëtimet e shpeshta (6 herë brenda muajit) të Donald Lushajt për në Kosovë me dy automjete të ndryshme ka çuar në dyshimet e grupit hetimor se një pjesë e kokainës do të dërgohej edhe në Zvicër, për të cilën porositës dyshohet se “janë disa grupe të fuqishme nga Kosova që operojnë në tregun e kokainës”.

Donald Lushaj dhe shoferi i kamionit që transportonte kontejnerin me banane ku ishte fshehur kokaina, Armando Pezaku, janë arrestuar nga policia... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme