Kronikë

Policia identifikon tre persona që kryenin vjedhje në Klinë

Descriptive Text

Policia e Kosovës, respektivisht stacioni policor në Klinë, me qëllim të ngritjes së sigurisë në zonën e përgjegjësisë që ka, vazhdon me aktivitete të shtuara në zbatimin e ligjeve dhe në zbulimin e kryesve të veprave penale të të gjitha fushave, vjedhjeve, vjedhjeve të rënda, parandalimin dhe kapjen e kryesve të veprave të ndryshme penale, gjegjësisht zbatimin e autorizimeve dhe kompetencave të dhëna me ligj.

Në kuadër të këtyre autorizimeve dhe kompetencave, Njësia e Hetimeve e stacionit policor në Klinë, në bashkëpunim me njësitë tjera dhe në bashkëpunim me qytetarët e Klinës, gjatë një pune operative - hetimore, ka arritur që të identifikojë tre persona të dyshuar të mitur, që në bashkëpunim kanë kryer vjedhje nëpër territorin e Komunës së Klinës.

“Me datën 09 /10.03.2018, njësia e hetimeve ka intervistuar 3 personat e mitur të cilët janë intervistuar në prezencën e prindërve dhe zyrtarit të QPS-së, ndërsa një person i dyshuar i moshës madhore është identifikuar por ende nuk është arrestuar. Gjatë intervistimit të tyre, të njëjtit kanë pranuar se i kanë kryer 4 raste të vjedhjeve dhe të vjedhjeve të rënda dhe një rast “asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’”, thuhet në raportin e policisë nga kjo komunë.

Dy prej këtyre rasteve të ndriçuara pronarët apo viktimat e rasteve janë minoritarë serbë.

Vlen të ceket se hetuesit kanë siguruar edhe disa prova apo dëshmi materiale të gjetura tek kryerësit, të cilat dëshmi u janë kthyer pronarëve.

Këto vepra penale, kryesisht janë vjedhje të rënda të ndodhura në shtëpi, në zonën e përgjegjësisë së stacionit policor Klinë.

Po ashtu hetuesit janë duke vazhduar intensivisht hetimet me të njëjtit persona, me qëllim të zbulimit edhe të rasteve të tjera të raportuara më herët në rajonin tonë.

me të gjitha veprimet e marra, hetuesit kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me Prokurorinë e shtetit për të mitur.

{gallery}