Kronikë

Ish-pronari i Universitetit “Kristal” në arrest shtëpie

Gjykata e Tiranës dha masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-pronarin e Universitetit “Kristal”, Ahmet Muçaj.

Të njëjtën masë sigurie kishte kërkuar për të edhe prokuroria.

Muçaj u ndalua nga policia në Tirane dy ditë më parë, pasi dyshohet se shiste diploma të Universitetit të tij, të mbyllur 4 vjet më parë.

Ahmet Muçaj akuzohet për korrupsion pasiv në sektorin privat e falsifikim dokumentesh.


Lexoni edhe: Arrestohet pronari i “Kristalit” që shpërndante diploma edhe në Kosovë