Kronikë

Për borxh e fajde i kërkon shtëpinë, arrestohet

Në rrugën “Murat Hasani”, në Mitrovicë dje është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar.

Ai kishte shkuar në shtëpinë e ankuesit mashkull K/Shqiptar dhe i kishte kërkuar një borxh të dhënë em fjade, të cilin e kishte djali i tij, njofton policia e Kosovës, transmeton koha.net.

I dyshuari kishte kërkuar një shumë më të madhe se borxhi që i kishte, përndryshe kishte kërkuar t’ia lironte shtëpinë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.