Në Mushtisht sulmohet polici Foto: Ilustrim

Në Mushtisht sulmohet polici

08 mars 2018 12:41

Policia e Kosovës raporton se ka arrestuar një person të dyshuar pasi që dje në fshatin Mushtisht ka sulmuar një polic.

Sulmi ndaj policit ka ndodhur në shenjë revolte kundër shqiptimit të një tikete, e ka sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor, transmeton Koha.net.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme