Kronikë

Rrahje për borxh në Gjilan

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi për shkak të një borxhi, ka sulmuar viktimën në rrugën “Nëna Terezë” në Gjilan.

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi për shkak të një borxhi, ka sulmuar viktimën në rrugën “Nëna Terezë” në Gjilan.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, mirëpo gjatë kontrollimit të veturës së tij i janë gjetur dhe konfiskuar rreth 2 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë dhe rreth 4 gramë substancë e dyshuar narkotike marihuanë.

Vetura e viktimës është konfiskuar, ndërsa pas intervistimit viktima është liruar. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.