Dy agjentë të DEA-s kanë mbërritur nga Greqia në Portin e Durrësit, ku po inspektojnë të gjitha procedurat që ndiqen nga autoritetet e portit në kontrollin e mallrave, shkruan sot Koha Ditore.
Agjencia amerikane antidrogë përfshihet në hetimin e dosjes “Kokaina”, pas kapjes së ngarkesës rekord në Maminas të Durrësit prej 613 kilogramë droge.
Drejtoria e Doganave e Shqipërisë dhe Policia Kufitare në Durrës kanë urdhëruar që çdo kontejner të kalojë kontrollin e skanerit, ku thuhet se masat po monitorohen nga ekspertë të huaj të luftës kundër narkotikëve. Kalimi i çdo kamioni dhe kontejneri në skaner dhe jo me përzgjedhje ka shkaktuar radhë të gjata në Portin e Durrësit. Qindra kontejnerë qëndrojnë në kalatë, në pritje për t’u kontrolluar dhe tërhequr nga firmat që i kanë porositur.
(Gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
7 mars 2018 07:30
-
Shpërndaje në: