Kronikë

Lirohet i akuzuari për vrasjen e Donjeta Pajazitajt

Descriptive Text

I akuzuari për vrasjen e Donjeta Pajazitjat, Naser Pajazitaj, është liruar nga kjo akuzë, raporton KTV.

“Gjykata sipas arsyetimit të trupit gjykues, provat e administruara, përkatësisht dëshmitë e dëshmitarëve, nuk e kanë provuar që viktima ditën kritike kur është zhdukur të ketë qenë në veturën e të akuzuarit”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Pajazitaj, megjithatë në dy pika të akuzës për armëmbajtje pa leje, është shpallur fajtor dhe është dënuar nga gjykata me dënim unik prej 2 vjet e 2 muaj burgim, në të cilën kohë llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Naser Pajazitaj, është kushëriri i viktimës Donjeta Pajazitaj, e cila ishte gjetur e vdekur rreth 1 muaj pasi ishte shpallur e zhdukur.

Më 9 nëntor 2015 familja Pajazitaj nga Stellci i Deçanit kishte raportuar në Policinë e Kosovë për zhdukjen e vajzës së tyre 24 vjeçares, Donjeta Pajaziti.