Dy shtetas të Kosovës arrestohen në Ohër, u kapën me pasaporta të huaja

Dy shtetas të Kosovës arrestohen në Ohër, u kapën me pasaporta të huaja

05 mars 2018 15:33

Në Ohër policia arrestoi dy qytetarë të Kosovës në aeroportin “Shën Apostull Pali”, të cilët tentuan me pasaporta të dy shtetasve të Maqedonisë të kalojnë kontrollin kufitar.

“Më 4 mars të këtij viti, në orën 18:20, në stacionin policor për vendëkalimin kufitar – Aeroporti “Shën Apostull Pali” në Ohër, për shkak të dyshimit për vepër të kryer penale “shërbim me dokument të huaj udhëtimi” i kanë arrestuar personat B.A. (34) dhe E.R. (35), të dy nga Kosova, raporton , raporton TV21. Ata treguan dokumente udhëtimi të Maqedonisë me të dhëna për personat S.D. (29) nga Krushopeku, komuna e Sarajit, dhe R.M. (46) nga Hasanbegu, rajoni i Shkupit” informojnë nga MPB-ja.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme