Dy vjedhje në Prishtinë Foto: Koha / ilustrim

Dy vjedhje në Prishtinë

05 mars 2018 09:57

Në rrugën “Bajram Bahtiri”, Prishtinë, të shtunën është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar.

Arrestimi është bërë, pasi që i njëjti së bashku edhe me një të dyshuar tjetër. i cili gjendet në arrati, nga kamioni i viktimës mashkull K/Shqiptar kanë vjedhur dy bateri në vlerë 300 €. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, transmeton Koha.net.

Një ditë më pas, në Prishtinë, në rrugën “Dëshmorët e Kombit janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, njofton Polica e Kosovës.

Të njëjtit kanë depërtuar me forcë në lokalin e ankuesit mashkull K/Shqiptar dhe kanë vjedhur arkën me 100€ para. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme