Zjarr në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike, shpëtohen 2 bebe dhe 3 nëna Foto: Koha / ilustrim

Zjarr në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike, shpëtohen 2 bebe dhe 3 nëna

04 mars 2018 13:21

Rreth orës 11:50, në repartin intensiv të Klinikës Obstetrike Gjinekologjike është njoftuar se nga një intra tavolinë ka filluar të dalë tym, ndërsa menjëherë ekipet kujdestare kanë ndërmarrë masat e nevojshme duke bërë sigurimin e pacientëve dhe foshnjave që ndodheshin në atë hapësirë.

“Si hap i parë, 2 bebe dhe 3 nëna menjëherë janë bartur në një repart tjerr në vend të sigurt”, thotë QKUK në njoftimin për media.

“Menjëherë janë ftuar ekipi i sigurimit fizik, ekipi i zjarrfikësve QKUK dhe Policia e Kosovës. Pas evakuimit të nënave dhe foshnjave, aparati në fjalë është ndezur dhe ekipet e zjarrfikësve kanë shuar zjarrin tek ai aparat”, ka thënë QKUK në njoftimin për media.

QKUK thotë se janë marrë të gjitha masat e nevojshme për rikthim të shpejtë në punë të këtij reparti dhe nuk ka pasur dëme të tjera, përveç djegies të një intra tavoline.

Ekipet e policisë dhe shërbimeve teknike kanë bërë ekzaminimet e nevojshme që kërkohet në rastet e tilla.

Ky repart pritet që t’i kthehet gjatë ditës punës normale.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme