“Çmenduri” në Tiranë, i riu kapet duke lëvizur me veturë me 212 km/orë Foto: Ilustrim

“Çmenduri” në Tiranë, i riu kapet duke lëvizur me veturë me 212 km/orë

04 mars 2018 10:56

Reshje të dendura shiu përfshinë mbrëmjen e djeshme kryeqytetit, terren që shpesh bëhet shkak për aksidente.

Nisur nga këto kushte, uniformat e policisë rrugore kanë ushtuar kontrolle në autostradën Tiranë-Durrës në Qafë-Kashar për të parandaluar rrezikun nga aksidentet.

Përpos shiut dhe lagështirës në rrugë, një 24-vjeçar nuk ka ngurruar të lëvizë me shpejtësi 212 km/orë.

Image

I riu me inicialet H.N është ndaluar nga policia teksa lëvizte me shpejtësi të madhe, me automjetin tip “Benz320”.

Një shpejtësi e tij, bëhet më e rrezikshme dhe në kushtet e vështira të motit, dhe të lagështirës në rrugë.

Ndërkaq, gjatë testeve të alkoolit të realizuara mbrëmjen e të shtunës, nga policia ka rezultuar se 128 drejtues mjetesh drejtonin mjetin pa konsumuar alkool, 36 drejtonin mjetin ku kishin konsumuar alkool brenda limiteve, si dhe 11 drejtues mjetesh drejtonin mjetin nën ndikimin e alkoolit që varionte nga 0.27 mg/l e deri në 0.44 mg/l tek rruga “Ferit Xhajko”.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme