Ekskluzive: Momenti kur policët ndalojnë Ramadan Selimin

Ekskluzive: Momenti kur policët ndalojnë Ramadan Selimin

03 mars 2018 13:27

Një video që Policia e Kosovës ka marrë si provë materiale të sulmit ndaj zyrtarit të saj, A. I. nga Ramadan Selimi, vëllai i deputetit të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, e ka siguruar KTV-ja.

Në të shihet momenti i ndaljes nga dy zyrtarët Policor vetura Peugeot, e Selimit.

Ndërkohë në raportin më të detajuar që ka arritur ta sigurojë Koha.net sqarohet se Ramadan Selimi, 58 vjeçar, nuk kishte përfillur urdhrat e policit me inicialet A. I., të cilin më pas e kishte sulmuar.

Na raportin intern thuhet se Selimi e ka goditur me këmbë në dy këmbët zyrtarin policor.

“I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pasi është sjellë në stacion, i dyshuari përsëri e kishte goditur me grusht në fytyrë zyrtarin policor si dha ja kishte grisur aknen zyrtare”, thuhet në raportin e brendshëm të PK-së.

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme