Policia nxjerr bilancin e gjobave dhe aksidenteve për muajin shkurt, këto janë statistikat

Policia nxjerr bilancin e gjobave dhe aksidenteve për muajin shkurt, këto janë statistikat

03 mars 2018 12:55

Policia e Kosovës njofton se me njësitet e saj, me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë rrugore dhe uljen e aksidenteve, në vazhdimësi aplikon aktivitete të shtuara në zbatimin e ligjeve të fushës së trafikut rrugor, gjegjësisht zbatimin e autorizimeve dhe kompetencave të dhëna.

Në kuadër të këtyre autorizimeve dhe kompetencave gjatë periudhës kohore 01.02.2018 deri 28.02.2018 janë identifikuar një numër i konsiderueshëm i kundërvajtësve, ndaj të cilëve janë ndërmarrë të gjitha veprimet të cilat dalin nga ligjet e aplikueshme.

Vlen të përmendet se gjatë muajit shkurt të këtij viti, ka pasur 3 aksidente më pak me fatalitet në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, përkatësisht për 50 për qind më pak, meqë në shkurtin e 2017 kishin ndodhur 6 aksidente me fatalitet. Edhe numri i të vdekurve si pasojë e këtyre aksidenteve është më i vogël në këtë krahasim.

Image

Sipas njoftimit për media, fiks 21 mijë e 731 gjoba janë shënuar për persona fizikë me vlerë deri në 500 euro. 5 gjoba të tjera me vlerë deri në 1 mijë euro janë shqiptuar për persona juridik, përcjell Koha.net. Në anën tjetër, 1029 gjoba kanë përfunduar në Gjykatë. 901 gjoba janë shqiptuar me heqje të pikëve, ndërsa 339 personave u është ndaluar ngasja e mjeteve motorike prej 3 deri në 24 muaj.

Image

Policia e Kosovës vazhdon të kërkojë dhe njëherit të apelojë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që të ju përmbahen dispozitave ligjore, të rritet vigjilenca, të shtohet kujdesi në respektimin e rregullave që dalin nga ligjet e trafikut, për të garantuar një siguri më të madhe për të gjithë pjesëmarësit në rrugë, me qëllim të shmangies së aksidenteve rrugore në tërësi e në veçanti të atyre me pasoja fatale.

Policia e Kosovës, edhe pse nuk ka qëllim primar ndëshkimin, për të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që bien ndesh me ligjet e trafikut do të vazhdojë të aplikojë ndërmarrjen e masave ligjore.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme