Kronikë

Dy vajza marrin lëndime nga goditja me makinë që drejtohej nga një shtetas i huaj

Descriptive Text

Dy vajza kanë marrë lëndime trupore e është dashur të mjekohen në QKUK, pas goditjes me makinë që drejtohej nga një shtetas i huaj.

“Rr. UÇK, Prishtinë, 02.03.2018-16:10. Raportohet se i dyshuari mashkull shtetas i huaj gjersa ka qenë duke lëvizur në rrugë me veturën Toyota nga pakujdesia ka goditur dy këmbësore femra shqiptare .Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në QKUK”, thuhet në njoftimin 24 orës të PK-së.