Version më i zgjeruar i Policisë për sulmin ndaj policëve nga vëllai i Rexhep Selimit

Version më i zgjeruar i Policisë për sulmin ndaj policëve nga vëllai i Rexhep Selimit

03 mars 2018 12:10

Policia e Kosovës ka dhënë një version më të zgjeruar të sulmit të Ramadan Selimit, ndaj zyrtarëve policorë mbrëmjen e së premtes.

“Prishtinë, 02.03.2018. 18:00. Gjatë realizimit të detyrave zyrtare, dy zyrtarë policorë janë marrë me të dyshuarin mashkull/shqiptar kosovar, i cili përveç pengimit/bllokimit të rrugës me veturën (Peugeot me targa vendore) që drejtonte në trafik nuk ka respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë në detyrë, dhe po ashtu i njëjti ka sulmuar zyrtarin policor gjatë përpjekjeve për të realizuar detyrën. Është njoftuar prokurori kompetent lidhur me rastin, i dyshuari është shoqëruar në stacion sipas procedurave dhe në prezencë të avokatit mbrojtës është intervistuar, pastaj me urdhër verbal të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.

Shiko edhe: Vëllai i Rexhep Selimit sulmon policin, deputeti thotë se rasti është montim për hakmarrje ndaj tij

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme