Kronikë

Rrah motrën, arrestohet

Descriptive Text

Policia e Kosovës raporton se dje në mbrëmje në Gjakovë është arrestuar një person pasi kishte sulmuar fizikisht motrën e tij duke i shkaktuar lëndime trupore.

Sipas Policisë i dyshuari ishte përdorues i substancave narkotikeve. Me vendimin e prokurorit i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes.