Kronikë

Konfiskime armësh në disa vende të Kosovës

Descriptive Text

Në fshatin, Kuzmin, Fushë - Kosovë, dje është kontrolluar dhe më pas edhe arrestuar i dyshuari mashkull K/serb.

Arrestimi u bë pasi tek ai janë gjetur një armë zjarri-pushkë gjuetie me leje të skaduar, një revole, 25 (njëzet e pesë) fishekë kalibra të ndryshëm, dhe një armë e ftohët thikë, transmeton Koha.net.

Pas intervistimit i dyshuari është liruar me vendim të prokurorit të shtetit. Rasti mbetet nën hetime.

Po dje, në fshatin Ramun, Pejë, është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar.

Tek ai gjatë kontrollimit të shtëpisë së tij, është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë.

Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Edhe në fshatin Planor, Gjakovë, dje, policia gjatë kontrollimit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull K-shqiptar ka gjetur dhe konfiskuar dy pushkë gjuetie me pesë fishek, dy pushkë ajrore, një pistoletë me 30 fishek, një shufër metalike, dy fishek të kalibrit 7.64 mm dhe një fishek të kalibrit 7.62 mm.

Sipas familjarëve, i dyshuari gjendet jashtë shtetit. Rasti është duke u hetuar.