Kronikë

Nga një muaj burgim dy shantazhuesve të studenteve

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurve me iniciale H.D, dhe S.K. që të dy nga Prizreni.

Kjo masë është shqiptuar, për shkak se të pandehurit ,në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale shantazhi nga neni 341 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, e cila masë do të llogaritet prej kohës së ndalimit me datë 27.02.2018, në ora 17:30 minuta dhe do të zgjasë deri më datën 27.03.2018, transmeton Koha.net .

M 27.02.2018në Prizren të dyshuarit me me dashje dhe në bashkëkryerje, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër, kanosin të dëmtuarat me iniciale C.A dhe E.Q., njofton kumtesa nga Gjykata.

Të pandehurit në vazhdimësi i kanë kanosur ata duke i detyruar t’ju j japin shuma të caktuara të holla, telefona mobilë, ndërsa së fundmi të pandehurit kanë shkuar në banesën ku ishin duke banuar të dëmtuarat si studente, duke i detyruar që tu japin të holla në shumën prej gjashtë mijë euro (6000) në të kundërtën do tu zbulojnë prindërve të të dëmtuarave informacione, përkatësisht lidhjet e tyre intime me të pandehurit.

Fillimisht nga të dëmtuarat kërkuan shumën prej pesëqind euro (500) euro, ndërsa pas tre muajve ato do t’ju dorëzojnë të pandehurve edhe shumën e mbetur prej pesëmijë e pesëqind euro (5500) euro, ku gjatë zbatimit të masës së fshehtë nga policia, të pandehurit kapen në flagrancë menjëherë pas pranimit të të hollave nga të dëmtuarat në vlerë prej pesëqind (500) euro të gjitha bankënota të stimuluara të policisë.