Kronikë

Kapen në Itali 5 tonë marijuanë nga Shqipëria, 25 të arrestuar

Policët e Guardia di Finanza të njësisë policore ekonomiko-financiare në Catanzaro, në bashkëpunim me Shërbimin Qendror të Hetimeve Kriminale (Scico) të Romës, po kryejnë në Itali arrestimin e njëzet e pesë subjekteve, duke përfshirë tre shefat e supozuar, që mbajnë përgjegjësinë për importin e rreth 5 ton marijuane nga Shqipëria.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat italiane, ndërsa detajet e operacionit do të publikohen gjatë një konference shtypi të planifikuar në orën 9.45 nga prokurori i Republikës së Catanzaros Nicola Gratteri dhe zëvendësprokurori Giovanni Bombardieri./abcnews.al