Kronikë

Vdes një grua në Aeroportin e Prishtinës

Descriptive Text

Rreth orës 18:00 në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” ka vdekur një grua e moshës 76 vjeçare, transmeton Koha.net.

Këtë e bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media, ndërsa shton se ende po merret me rastin.

“Rreth orës 18:00 kemi pranuar informatën që në APN ka ndërruar jetë një person. Bëhet fjalë për një femër të lindur në vitin 1942. Njësitet përkatëse por merren me rastin”, ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës.