Aktakuzë ndaj dy policëve për mos-raportim të një vetaksidenti të një veture të pazhdoganuar Foto: Koha / ilustrim

Aktakuzë ndaj dy policëve për mos-raportim të një vetaksidenti të një veture të pazhdoganuar

28 shkurt 2018 12:00

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të akuzuarve F.T. dhe R.K., që të dy zyrtarë policorë, për shkak të veprës penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas aktakuzës, të pandehurit F.T. dhe R.K., në cilësi të bashkëkryerësve si persona zyrtarë, nuk i përmbushin detyrat e tyre zyrtare me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për personin tjetër.

“Të pandehurit F.T. dhe R.K., në cilësi të zyrtarëve policorë – pjesëtarëve të Policisë së Trafikut Rrugor në Prizren - gjatë orarit të punës, e pasi që e sekuestrojnë përkohësisht automjetin për shkak të vetaksidentit, nuk hapin rast për vetaksident dhe me dashje lirojnë automjetin e tipit ‘Volvo V40’ dhe ia dorëzojnë personit F.K., edhe pse e kanë ditur se ky automjet është vetaksidentuar dhe ka rezultuar i pazhdoganuar, në të njëjtin janë vendosur targat e regjistrimit që nuk i përkisnin dhe si i tillë nuk është dashur të lirohet nga ana e të pandehurve, por të dorëzohet në terminalin doganor në Prizren, për zhdoganim”, thuhet në njoftimin për media të Prokurorisë Themelore të Prizrenit.

Me këto veprime në bashkëkryerje të pandehurit F.T. dhe R.K., kanë kryer veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KP-së.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme