Tentim vrasje në Pejë për mosmarrëveshje në komunikacion Foto: Ilustrim

Tentim vrasje në Pejë për mosmarrëveshje në komunikacion

28 shkurt 2018 10:44

Një person ka deklaruar për Policinë e Kosovës se derisa ka qenë në lëvizje me veturën e tij është sulmuar me armë zjarri nga një i panjohur.

Sipas viktimës, paraprakisht me të dyshuarin ka pasur mosmarrëveshje në komunikacion në rrugën Eliot Engel në Pejë.

Në vendin e ngjarjes të martën mbrëma janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të kalibrit 7.65mm.

Përveç dëmeve materiale në veturën e viktimës nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme