Gjykata liron zyrtarin komunal dhe inspektorin e Komunës së Prizrenit të akuzuar për uzurpim prone Foto: Koha / ilustrim

Gjykata liron zyrtarin komunal dhe inspektorin e Komunës së Prizrenit të akuzuar për uzurpim prone

27 shkurt 2018 13:47

Gjykata Themelore e Prizrenit ka bërë shpalljen e aktgjykimit lirues ndaj të akuzuarve Bujar Hasani, ish-Drejtor i Drejtorisë së Inspektoratit në Komunën e Prizrenit dhe Enver Bytyqi, Inspektor në Komunën e Prizrenit.

Ata akuzoheshin për shkak të veprave penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe veprës penale “uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”.

“Në kuptim të nenit 364 paragrafi 1 pika 1.3 të KPPRK-së për shkak se nuk është provuar se të akuzuarit kanë kryer veprën penale për të cilën akuzohen, Gjykata ka bërë shpalljen e aktgjykimit lirues”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore të Prizrenit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme