Kronikë

Arrestohet shqiptari në Greqi me 105 kg kanabis në veturë

Një i ri shqiptar 26-vjeçar u arrestua sot nga policia greke në Krystallopigi, Florina, pasi në veturë iu zbulua 104 kg droge.

Mediat greke shkruajnë se në veturën me të cilin udhëtonte 26 – vjeçari shqiptar u gjetën dhe u sekuestruan katër çanta, të cilat u gjetën njëzet paketa me kanabis të papërpunuar, me një peshë totale 104 kg dhe 846 gramë.

Shqiptari i arrestuar është çuar për hetime në Plamenomilikon Kastoria.