Shqiptarët dhe serbët në Zvicër i bën bashkë droga

Shqiptarët dhe serbët në Zvicër i bën bashkë droga

27 shkurt 2018 13:21

Policia e kantonit St.Gallen në Zvicër ka shkatërruar një grup të organizuar kriminal, që trafikonte drogë, transmeton MAPO.

Mediat zvicerane thonë se grupi kriminal shqiptar trafikonte heroinë.

Droga vinte nga Shqipëria dhe shpërndahej në këtë rajon.

Në prangat e policisë ranë katër shqiptarë dhe dy serbë, këta të fundit vëllezër.

Policia sekuestroi 15 kilogramë heroinë me një vlerë prej të paktën 1 milion franga.

Po ashtu u sekuestruan edhe shumë para kesh.

Mësohet se serbët shpërndanin drogën.

Ishin ata që ranë të parët në prangat e policisë, e cila më pas zbërtheu rrjetin.

Droga vinte në Zvicër nga korrierët shqiptarë dhe më pas shpërndahej.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme