Policia me apel për kujdes më të shtuar në trafikun rrugor Foto: Koha / ilustrim

Policia me apel për kujdes më të shtuar në trafikun rrugor

26 shkurt 2018 16:28

Policia e Kosovës, me qëllim të reduktimit të aksidenteve në trafikun rrugor, apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti drejtuesit e automjeteve, që të jenë të kujdesshëm dhe sa më vigjilentë gjatë drejtimit të automjeteve të tyre.

“Vëmendje kërkohet, posaçërisht në këtë periudhë kur kemi të reshura atmosferike, ku mund të ketë kufizim të dukshmërisë, paraqitje të ngricave, rrugët bëhen më të rrëshqitshme dhe qarkullimi nëpër rrugë vështirësohet”, thuhet në apelin e PK-së.

Drejtuesit e automjeteve, sipas PK-së, duhet të posedojnë pajisje dimërore dhe të respektojnë rregullat që dalin nga ligji i trafikut.

Policia e Kosovës me njësitet e saj vazhdon të monitorojë dhe të menaxhojë situatën në trafikun rrugor nëpër të gjitha rrugët e vendit dhe aty ku pjesëmarrësit bien ndesh me rregullat në trafik, masa ndëshkuese ligjore do të aplikohen me qëllim të parandalimit të rasteve të aksidenteve në veçanti atyre me fatalitet që po paraqesin shqetësim për të gjithë dhe po shkaktojnë humbje të jetëve njerëzore.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme