Sulmoi zyrtarët policorë, zbulohet se ishte në kërkim Foto: Koha / ilustrim

Sulmoi zyrtarët policorë, zbulohet se ishte në kërkim

26 shkurt 2018 11:24

Një i dyshuar, mashkull K/shqiptar, është arrestuar dje në Gjilan, pas një aksidenti në rrugën “Idriz Seferi”, transmeton Koha.net.

Policia e Kosovës në raportin e saj bën të ditur se ai nuk kishte përfillur urdhrat e saj dhe se ka penguar dhe sulmuar zyrtarët policorë derisa ishin duke u marrë me rastin.

I dyshuari pas verifikimit ka rezultuar të jetë “i kërkuar” në bazë të urdhëresave të lëshuara nga Gjykata Themelore në Gjilan, prandaj është dërguar në vuajtje të dënimit në Burgun e Gjilanit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme