Policia në Graçanicë arreston një serb të Kosovës dhe një serbe të Serbisë për drogë e para false

25 shkurt 2018 15:55

Policia e Kosovës, konkretisht njësitë e antidrogës, në funksion të luftimit të dukurive negative dhe identifikimit të veprave penale, në veçanti veprave penale kundër trafikimit, posedimit dhe abuzimit me narkotikë, më 24 shkurt 2018 kanë realizuar një operacion policor në disa lokacione në rajonin e Prishtinës, në mbështetje edhe të njësive tjera operative policore.

“Gjatë kontrollit në një lokal në Graçanicë, ka rezultuar që në posedim të një të të dyshuari mashkull kosovar serb dhe një femre/serbe shtetase e Serbisë, janë gjetur dhe konfiskuar të mbushur në thasë sasi e dyshuar e substancës narkotike (dyshohet të jetë e llojit marihuanë, pesha e së cilës pas matjes rezulton të jetë mbi 13 kilogramë-saktësisht 13 kg e 095 g), pastaj janë gjetur para që dyshohen të jenë të falsifikuara, një DVR që ka monitoruar lokalin, një sprej i syve dhe një shufër plastike”, thuhet në një njoftim të Policisë së Kosovës, raporton Koha.net.

I dyshuari mashkull K/Serb, pas intervistimit me vendim të prokurorit, dërgohet në mbajtje, ndërsa e dyshuara femër serbe, shtetase e Serbisë, pas intervistimit, me vendim të prokurorit, lirohet në procedurë të rregullt për procedurë të mëtejme.

Policia e Kosovës thotë se mbetet e përkushtuar që me kapacitetet që ka në dispozicion, në vazhdimësi të punojë në luftimin e dukurive negative dhe veprave penale të të gjitha llojeve, me qëllim të krijimit të një ambienti më të qetë dhe më të sigurt për të gjithë qytetarët e vendit e në veçanti për të rinjtë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme