Nëntë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në fshatin Banullë të Lipjanit të shtunën në mbrëmje.
Sipas njoftimit nga policia, në aksident ishin përfshirë tri vetura me ç’rast kanë pësuar lëndime dy femra dhe shtatë meshkuj.
Vozitësi i njërës veturë, që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin, është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
Raportohet për dëme materiale të konsiderueshme të shkaktuara në të tre veturat.
-
25 shkurt 2018 12:32
-
Shpërndaje në: