Kronikë

Policia po heton shantazhin e kërcënimet në rrjetet sociale ndaj një personi në Gllogoc

Policia e Kosovës po merret me ankesën e një personi që ka raportuar se është shantazhuar e kërcënuar përmes postimeve në rrjetet sociale.

Ngjarja ka ndodhur dje, në Gllogoc.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar, ka raportuar në polici se i dyshuari mashkull K/Shqiptar, në rrjetet sociale ka postuar shkrime shantazhuese dhe kërcënuese për të. Njësitë policore janë duke hetuar rastin. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në njoftimin e PK-së, përcjell Koha.net.