Gjuajti me gurë Kuvendin, arrestohet

Gjuajti me gurë Kuvendin, arrestohet

22 shkurt 2018 16:45

Ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi nuk është kundërshtuar vetëm nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, pasi një qytetar dyshohet se ka gjuajtur me gurë brenda oborrit të Kuvendit të Kosovës.

KosovaPress ka siguruar pamje teksa pjesëtarë të Policisë së Kosovës shihen duke e arrestuar personin, i cili më pas u shoqëruar për në stacionin policor në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar për KosovaPress Flora Ahmeti zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, e cila tha përmes telefonit, se sot rreth orës 11:40 është hapur një rast ndaj një personi për prishje e rendit dhe qetësisë publike.

Ndryshe, personi që ka kryer veprën penale ka hedhur gur brenda oborrit të Kuvendit të Kosovë ku edhe ishte thirrur seanca e jashtëzakonshme për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme