Kronikë

Konfiskime armësh në Malishevë

Descriptive Text

Në fshati Shkozë të Malishevës , në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është bërë bastisja e dy shtëpive dhe objekteve përcjellëse, pronë e dy të dyshuarve meshkuj K/Shqiptarë, transmeton Koha.net.

Gjatë kontrollit, njofton Policia, janë gjetur dhe konfiskuar: një pushkë gjysme automatike, 46 fishekë të kalibrit 7.62 mm., dy karikatorë, një armë automatike AK/47, një pistoletë e kalibrit 9 mm., dy rrethatorë të zbrazët, dy fishekë të kalibrit të panjohur dhe një predhë.

Lidhur me rastin është arrestuar njëri nga të dyshuarit dhe në bazë të urdhëresës dërgohet në Burgun e Prizrenit.