Kronikë

Aksident me dy të vdekur në autostradën Tiranë-Durrës

Pak para mesnate, në aksin në autostradën Durrës-Tiranë, pa shkuar në Maminas, ka ndodhur një aksident i rëndë ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe për pasojë dy persona kanë humbur jetën.

Policia bën të ditur se një mjet tip Benz me targa AA 060 SP është përplasur me një taksi me targa DR 475 TX.

Për pasojë kanë ndërruar jetë drejtuesi i mjetit taksi B.A.60 vjeç, banues në Durrës dhe pasagjerja, shtetësia E.A. 23 vjeçe, banuese në Tiranë.

Nga veprimet paraprake të policisë, dyshohet se mjeti tip Benz e ka përplasur nga mbrapa taksinë dhe kjo e fundit për të devijuar është futur në një karburant.

Në mjetin tip Benz nuk është gjetur asnjë shtetas. Në vendngjarje ndodhen Efektivet e Policisë, të cilët po punojnë për gjetjen e drejtuesit të mjetit tip Benz dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.