Kronikë

Kapen hajnat e një dyqani në Mitrovicë

Tre persona janë arrestuar në Mitrovicë pasi gjatë kontrollit të veturës së tyre janë gjetur dhe konfiskuar një shumë e parave metalike, një armë, një maskë dhe dy thika.

Të dyshuarit dyshohet se paraprakisht kishin thyer një market.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.