Kronikë

Tre të arrestuar për prostitucion në Gjakovë

Dy femra dhe një mashkull janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Gjakovë pasi dyshohet se janë marrë me prostitucion.

Si prova materiale janë konfiskuar tre celularë.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuarat janë dërguar në mbajtje, ndërsa dyshuari i tretë është liruar në procedurë të rregullt.