Kronikë

Arrestohet hajni që para shtatë vjetëve vodhi 60 mijë euro

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaj për D.K. për veprën grabitje.

D.K. dyshohet se bashkë me dy të pandehurit tjerë V.E. dhe A.S. më 3 mars të vitit 2011, rreth orës 22:50 në Komoran të Drenasit, kishin kërcënuar palën e dëmtuar E.E. dhe M.D. me veturë dhe në shpejtësi kishin hapur derën e prapme të veturës duke u marrë çantat në të cilat kishte sasi ari në vlerë prej 60 mijë eurosh.

Gjykata ka konstatuar se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit D.K është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës, për sigurimin e pranisë së tij në procedurën penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës, sepse i pandehuri jeton në Belgjikë dhe i njëjti mund të arratiset.

Deri më 16 shkurt të këtij viti, D.K. ka qenë në arrati.