Digjen disa baraka në Dardani të Prishtinës

24 mars 2017 10:55

Disa baraka janë përfshirë nga flakët në lagjen Dardania në Prishtinë.

Njësitet e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe kanë lokalizuar atë.

“Ekipet tona kanë dalë në vendin e ngjarjes që nga ora 10:00 dhe kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin”, ka thënë Malë Gashi, nga njësia e zjarrfikësve.

Nuk është raportuar për të lënduar, por vetëm për dëme materiale.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme