Tri të vdekura nga një aksident në Istog Foto: Ilustrim

Tri të vdekura nga një aksident në Istog

20 shkurt 2018 09:06

Tri gra kanë vdekur si pasojë e një aksidenti që ndodhi në mbrëmjen e së hënës në fshatin Baicë të Istogut.

Deri te aksidenti, sipas njoftimit nga policia, kishte ardhur kur ngasësi i njërës veturë duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes ishte aksidentuar me veturën tjetër.

Të dy ngasësit burra kishin pësuar lëndime trupore, bashkë me pesë pasagjerët tjerë.

Si pasojë, në Spitalin e Pejës u konstatua vdekja e dy viktimave të para, ndërsa e treta ndërroi jetë në QKUK.

Me urdhër të prokurorit trupat e pa jetë u lirohen familjarëve.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme