Kronikë

Zjarr i madh në selinë qendrore të KFOR-it në Prishtinë

Një zjarr i madh ka shpërthyer sot gjatë ditës në selinë qendrore të KFOR-it në Prishtinë.

Tymi ka përfshirë një pjesë të madhe të lagjes Arbëria për orë të tëra.

Në orët e pasdites ka qenë e pamundur të kontaktohet me Zyrën për media të KFOR-it, por KTV-ja merr vesh se zjarri mund të ketë ndodhur në afërsi të rezervave të naftës.

Nuk është raportuar ende për ndonjë të lënduar.