Vuçiq zbulon se konflikti Ivanoviq – Radijiçiq nisi që në vitin 2000

Vuçiq zbulon se konflikti Ivanoviq – Radijiçiq nisi që në vitin 2000

19 shkurt 2018 22:42

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se konflikti midis liderit serb të vrarë të serbëve të Kosovës, Olver Ivanoviqit, dhe biznesmenit Millan Radojiçiqit zgjat që nga viti 2000, raporton B92, transmeton Koha.net.

Vuçiq pohon se asnjëherë nuk ka biseduar me Radojiçiqin, as me telefon, as sy më sy me të. “Ndoshta Radojiçiq ka qenë i pranishëm në një takim ku kam qenë edhe unë”, citon kjo agjenci e lajmeve e Beogradit presidentin serb.

“Nuk përjashtoj mundësinë që ai të ketë marrë pjesë në këtë punë (vrasjen e Ivanoviqit – sqarim ynë), por ai njeri e ka ditur se të gjithë do ta drejtonin gishtin nga ai. Hej, 10 a 15 b vjet zgjat konflikti midis tyre... Nga viti 2000. A është njeri budalla apo çfarë? Ndoshta është, mjaft arrogant, por organet kompetente do ta vërtetojnë këtë”, është shprehur Vuçiq në emisionin “Cirica” në TV Hepi.

Sipas tij hetimet nuk po zhvillohen në të gjitha drejtimet, por vetëm ashtu si i shkon dikujt përshtati.

“Nuk hedh poshtë mundësinë e fajësisë të asnjë ane. Kam disa dyshime, por sikur t’i kishim të dhënat e sigurta do t’i thoshim. Jam i sigurt se në këtë punë janë të implikuar njerëz nga anë të ndryshme. Atëherë e thirra Milenën (bashkëshorten e Ivanoviqit) ... Nuk kishte mjegull atë ditë”, ka thënë Vuçiq.

Siç ka thënë ai, shërbimi serb ka kërkuar nga të huajt xhirimet satelitore të Mitrovicës në ditën kur ka ndodhur vrasja e Ivanoviqit, por ata kanë thënë se nuk kanë gjë meqë atë ditë ka pasur mjegull në Mitrovicë, transmeton Koha.net raportimet.

Ai ka thënë se shërbimet e huaja disa individë i kanë detyruar të thonë se për vrasjen e Ivanoviqit janë përgjegjës serbët nga veriu i Mitrovicës: “Do të tregojnë për këtë të gjithë 10, 15 ditë kur të qetësohen gjërat. Do të tregojë edhe Milena për këtë”.

Vuçiq ka thënë se e gjitha ishte e organizuar “me qëllim që veriu i Mitrovicës të rrëmbehet nga serbët”.

arrestuar policë nga veriu i Kosovës. Gjoja kanë fshehur diçka, kanë planifikuar dhe pastaj janë liruar. Është vizatur shënjestra, është vizatuar serbi dhe pritet që dikush ta thotë emrin”, citohet të ketë thënë Vuçiq.

Rikujtojmë se politikania serbe nga Kosova, Rada Trajkoviq ka thënë kohë më parë se “Millan Radojiçiq në veri të Kosovës vendos për çdo gjë, edhe për mirë, edhe për keq”, ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se ka negociuar me Radojiçiqin si “me një nga serbët e shquar në Kosovë”.

Oliver Ivanoviq është vrarë më 16 janar në pjesën veriore të Mitrovicës, para zyrës së partisë së tij Iniciativës Qytetare “Serbia, Demokracia, Drejtësia”.

Ivanoviq më herët kishte deklaruar se druan nga ndonjë atentat i mundshëm, kurse gazetës “Vreme” i kishte deklaruar se në Kosova populli ndien një pasiguri dhe frikë e pabesueshme.

Siç ishte shprehur ai, “njerëzit nuk kanë frikë nga shqiptarët, por nga serbët, nga kapadainjtë dhe kriminelët që vozitin xhipa pa targa, ndërsa policia nuk reagon”.

Përveç kësaj, bashkëshortja e Ivanoviqit pas vrasjes së tij kishte deklaruar se “dihet kush e ka bërë këtë”.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme