Kronikë

Shtie me armë në ajër, arrestohet pejani

Në rrugën “Aleksandër Mojsiu” në Pejë, një person është arrestuar pasi ka shtënë me armë zjarri në ajër.

Policia raporton se në vendin e ngjarjes ka gjetur një gëzhojë të kalibrit 7.65 mm.

Nga i arrestuari është konfiskuar një revole Ekol Special që dyshohet të jetë përdorur në rast.

Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.