Vetëvritet në veturë një djalë në Krujë Foto: Ilustrim

Vetëvritet në veturë një djalë në Krujë

19 shkurt 2018 08:34

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e së dielës, ku një djalë i ri u gjet i vdekur brenda makinës së tij.

Rreth orës 20:20 të mbrëmjes së djeshme, në fshatin Gramëz, Krujë, prapa banesës së tij, në garazh brenda makinës tip ‘Fiat’ është gjetur i vrarë me armë zjarri pistoletë M.Çipi 22 vjeç, banues në Gramëz.

Nga të dhënat paraprake hetimore, policia thotë se dyshohet për vetëvrasje, transmeton tch.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit tip pistoletë model 54, të cilën e mbante pa leje.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e motiveve të ngjarjes.

Sakaq për të hedhur dritë mbi gjithë sa ka ndodhur materialet iu referuan Prokurorisë së Krujës për veprat penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”

Komentet

Shto koment

Të ngjashme