Kronikë

Rrah nënën e tij në punë, arrestohet prizrenasi

Dje gjatë ditës në Prizren, një djalë ka rrahur nënën e tij.

Policia e Kosovës raporton se e kishte rrahur në vendin e saj të punës.

Gjatë kontrollimit të dyshuarit i është konfiskuar 4.77 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.