Tre persona në pranga për prostitucion

Tre persona në pranga për prostitucion

17 shkurt 2018 09:55

Tre persona janë vënë në pranga nga Policia e Gjirokastrës pasi akuzohen për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Moskallëzim i krimit”.

Policia njofton se në pranga janë vënë: Vasilika L., 46 vjeçe, banuese në Gjirokastër; E.A, 34 vjeçe, banuese në Gjirokastër. Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi: Vladimir Koleta, 50 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Sipas policisë, shtetasja Vasilika L., në rolin e organizatores dhe ndërmjetëses kishte një lokal në qytetin e Gjirokastrës.

Ajo ndërmjetësonte me klientët që frekuentonin lokalin e saj duke siguruar lidhjet e tyre me shtetasen E.A. kundrejt shumave të ndryshme. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3000 lekë dhe 5 telefona celularë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme