Shtyhet për mars seanca për fjalët përfundimtare ndaj për vrasjen e Aulon Zekës

16 shkurt 2018 19:52

Seanca për fjalët përfundimtare, e planifikuar të mbahet këtë të premte në rastin e Aulon Zekës, është shtyrë për 9 mars.

Për vrasjen e të miturit tani po akuzohet G.H, derisa prokuroria ka ndryshuar ndjekjen penale për të miturën R.G.

Këtë e ka konfirmuar avokati i saj, Besnik Berisha, që ka thënë se e mitura do të ndiqet për veprën penale “ndihmë kryerësit pas kryerjes së veprës penale”.

Për të miturën që mbrohet nga unë, Prokuroria sot parashtroi një aktakuzë të re me dyshimin për veprën penale “ndihmë kryerësit pas kryerjes së veprës penale”.

Avokati i familjes Zeka, Skendër Musa, ka thënë se kërkesa ka qenë e ligjshme por jo edhe e arsyeshme.

Musa ka thënë se në seancën e 9 marsit do të kërkojë dënim maksimal.

“Sjellja e të miturve pas kryerjes së veprës penale dhe mospranimi i fajit”, ka thënë Skender Musa, avokat i palës së dëmtuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në seancën e 30 nëntorit, pati kërkuar dënim me burgim ndaj të miturve G.H dhe R.G, ndërsa për të miturin e tretë, L.LL masë edukative.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme