Konfiskime armësh në Prizren, Pejë, Skenderaj

Konfiskime armësh në Prizren, Pejë, Skenderaj

16 shkurt 2018 09:39

Në fshatin Gjonaj, Prizren dje është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi qe gjate kontrollit ne shtëpinë e tij është gjetur dhe konfiskuar një arme automatike AK-47 me një karikator me 10 fishek te kalibrit 7.62 mm dhe 10 fishek te kalibrit 7.35 mm.

Me urdhër te prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet ne procedure te rregullt, transmeton Koha.net.

Po dje, në fshatin Kosuriq, Pejë, Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj K-Shqiptarë pasi që gjate kontrollit në shtëpitë e tyre janë gjetur dhe konfiskuar një arme automatike AK-47 me 26 fishek te kalibrit 7.62 mm, një pushke gjuetie me 93 fishek te kalibrit 12 mm dhe një pistoletë me 9 fishek te kalibrit 7.65 mm.

Me urdhër te prokurorit te dyshuarit pas intervistimit lirohen ne procedure te rregullt.

Edhe në Skenderaj, dje është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me tre fishekë.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme