Kronikë

Vjedh kompjuterin, zmadhuesin e zërit e mikrofonat e shkollës - arrestohet

Në Ferizaj, një hajn ka hyrë me forcë në një shkollë, ku ka vjedhur një kompjuter, zmadhues zëri e mikrofona.

Ai kishte vjedhur në shkollë mëngjesin e 12 shkurtit, e ishte arrestuar vetëm dy ditë më pas.

“Raportohet se me datën 14.02.2018 është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, pasi që i njëjti kishte hyrë me forcë në brendinë e një shkolle ku ka vjedhur një kompjuter, një zmadhues zëri dhe dy mikrofona. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.